Site icon Telegrafi

Burri nga Kalifornia ha 10 speca djegës Carolina Reaper në 33.15 sekonda

Një burrë nga Kalifornia me pasion për specat djegës fitoi titullin e tij të fundit të rekordeve botërore Guinness duke ngrënë 10 speca djegës Carolina reaper – specat më djegës në botë – në 33.15 sekonda.

Gregory Foster përfundoi sfidën përvëluese në San Diego rreth nëntë muaj pasi fitoi një tjetër titull të rekordeve botërore Guinness duke ngrënë tre Carolina Reaper në 8.72 sekonda, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Specat djegës Carolina Reaper, të rritura për herë të parë nga Ed Currie i kompanisë PuckerButt Pepper, njihen si specat djegës më të nxehtë në botë, duke regjistruar 1,641,183 Njësi Nxehtësie Scoville, metoda e përdorur për të llogaritur se sa është pikant ushqimi. Specat Jalapeno, për krahasim, zakonisht masin 2,000 deri në 8,000 Njësi Nxehtësie Scoville.

“Gjëja e mirë për këto speca djegës është se nxehtësia vërtet e keqe nuk fillon për rreth 30 sekonda apo më shumë”, tha Foster për Guinness World Records.

“Vapa e vërtetë fillon kur ngrihem në këmbë dhe filloj të pijë qumësht, ujë dhe gjithçka, për të kaluar fazën e pas konkursit”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version