Telegrafi

Burri nga Gjermania shet monedhën 2 euroshe për 99 mijë

Mediat gjermane raportojnë se një tregtar nga Saksonia e Ulët, ka publikuar një reklamë që po shkakton konfuzion në internet.

Bëhet fjalë për një monedhë dy euro “shumë të rrallë” për të cilën pronari kërkon 99 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Është një monedhë përkujtimore e qytetit gjerman të Bremenit. Monedha tregon bashkinë e Bremenit dhe statujën e Rolandit të Bremenit, simbole të qytetit më të vogël gjerman dhe pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.

Monedha speciale u shfaq në vitin 2010 në 30 milionë kopje, sipas portalit “muenzen.eu”.

Ueb-faqja vlerëson gjithashtu vlerën e monedhës në vetëm tre euro.

Shitësi pohon se është e veçantë për faktin se nuk është një aliazh i dy metaleve, por është bërë vetëm nga një metal dhe se është unik në botë. /Telegrafi/