Telegrafi

Burri nga Florida mbledh miliona ndjekës në TikTok me këshillat e tij për “riparimet në shtëpi”

Një burrë nga Florida e SHBA-së ka mbledhur afro 50 milionë pëlqime dhe tre milionë ndjekës në TikTok vetëm duke postuar video ku jep këshilla për riparimin e shtëpisë.

Gator nga Tahallahassee, tha se djali i tij e ka inkurajuar që t’i bashkohej platformës TikTok, përcjell Telegrafi.

Fillimisht, ai e ka përdorur llogarinë e tij për të postuar video qesharake, përpara se dikush t’i sugjeronte që të ndante ekspertizën e tij rreth riparimit të shtëpisë.

Videoja e parë e këtij lloji ka grumbulluar 20 milionë shikime vetëm për dy ditë.

Për shikueshmërinë e lartë të videove, Gator mendon se ndodh pasi shumë të rinjëve nuk u mësohen aftësitë bazë të punës.

Bëhet e ditur se, amerikani ka marrë një ofertë për sponsorizim nga prodhuesi i produkteve shtëpiake, WD-40.

Por, pavarësisht përvojës së tij të gjerë në ndërtim, ai pohon se do të fokusohet në krijimin e videove të tjera të dobishme për audiencën. /Telegrafi/

Watch the latest video at foxnews.com