Telegrafi

Burri nga Australia gjen një metodë interesante për të mbrojtur vetën nga coronavirusi

Një qytetar australian gjeti një mënyrë interesante për të mbrojtur vetën nga COVID-19, duke ecur me një flluskë të madhe plastike në rrugë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri nga zona e Belgrave 47 kilometra larg qytetit të  Melbourne, u xhirua nga qytetarët teksa ecte brenda me ‘mburojen’ e tij.

Kostumi qesharak vjen pasi shteti i Victorias në Australi raportoi 532 raste të reja, me këtë rast kryeministri, Daniel Andrews, paralajmëroi se vendi rrezikon të mbyll të gjitha industritë në fazën e ardhshme.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në Australi u rrit në 14 mijë, ndërsa 161 persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/