Një burrë me nevojë të veçanta është duke luftuar për jetë, pasi është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metra derisa po shijonte udhëtimin e tij me tren.
Laureano de Jesus Ospina ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi u rrëzua nga treni që po lëvizte me shpejtësi të madhe në parkun Krater, transmeton Telegrafi.
Ky moment rrëqethës i rrëzimit në tokë është filmuar nga kamerat amatore nga disa vizitorë, që ishin dëshmitarë të ngjarjes në parkun e qytetit të Colombia.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin La Sagrada Familia, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.
Mediat amerikane raportojnë se ai është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metra, derisa menaxheri i parku Jhon Faber Giraldo ka deklaruar se Laureano ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se të hipte në tren. /Telegrafi/