Telegrafi

Burri në New York godet me shkelm një grua në shkallët lëvizëse, duke e bërë atë që të rrokullisej poshtë – pamjet kapin momentin dramatik

Policia e qytetit të New York-ut publikoi një video shqetësuese të hënën në kërkim të një të dyshuari pasi akuzohet se goditi një grua në shkallët lëvizëse në një nga stacionet më të ngarkuara të metrosë në Brooklyn.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një burrë të paidentifikuar që kalon një grua 32-vjeçare në shkallët lëvizëse brenda Stacionit të Qendrës Atlantik ‘Ave-Barclays’.

Ai pastaj kthehet, vendos të dy duart mbi kangjella dhe e godet gruan në gjoks, duke e bërë atë të rrëzohet tutje nga shkallët lëvizëse.

Incidenti besohet të ketë ndodhur të enjten e kaluar.

Nuk është bërë menjëherë e qartë pse burri sulmoi gruan në stacion, megjithatë thuhet se gruaja u konfrontua me të në momentin kur ai kaloi para saj. Gruaja besohet t’i ketë thënë atij që të ‘kërkojë falje’, dhe ai iu përgjigj asaj duke i thënë se e kishte bërë një gjë të tillë. /Telegrafi/