Një hebre i moshuar është rrahur në mënyrën më brutale të mundshme, derisa po shkonte në sinagogë në New York.
Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaqin të moshuarin i cili derisa po kalonte udhëkryqin në vija të bardha sulmohet, transmeton Telegrafi.
Befasisht dëgjohet zhurma e gomave të veturës që frenojnë, dhe nga ajo del një i ri i cili vrapon në drejtim të moshuarit të cilin e godet pandërprerë.
Por, është interesant se si ngjarja ndodh në qendër të qytetit në mes të ditës, ku dhjetëra vetura ishin ndalur.
Megjithatë, pas intervenimit të shpejtë të policisë, sulmuesit është arrestuar, dhe aktualisht është prapa grilave duke pritur vendimin e gjykatës. /Telegrafi/
https://twitter.com/Breaking911/status/1051499959613304832