Ai zakonisht udhëton me një veturë të blinduar, ku para timonit qëndron agjenti i CIA-s, por presidenti Barack Obama kurrë nuk kishte besuar se një ditë do ta shëtis me veturë, Duka i Edinburgut.
Presidenti amerikan që arriti në pallatin mbretëror me helikopterin e tij personal Marine One, dukej tejet i mahnitur me mikpritjen që i është bërë dhe tepihët që ishin shtruar në tokë, deri tek një veturë e tipit Range Rover, transmeton Telegrafi.
Dhe pasi u rehatua në veturë, mbeti i habitur kur pa se rolin e shoferit do ta ketë burri i mbretëreshës, 94-vjeçari Princi Philip, i cili nuk përtoi t’i shëtis nëpër qytet rrugës për në Windsor Castle, ku po i priste dreka. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2qBzdhVunAY