Telegrafi

Burri mashtrues i kërkon dëmshpërblim prej 6 milionë dollarëve Apple – britaniku pretendon se ‘ka prova’ që kompania është fajtore për shkurorëzimin e tij

Ilustrim

Një britanik vendosi të padisë kompaninë Apple dhe të kërkojë 6.3 milionë dollarë dëmshpërblim.

Arsyeja? Ai beson se gjigandi i teknologjisë është fajtori për shkurorëzimin dhe dëshiron që kompania amerikane ta dëmshpërblejë.

Mediat e huaja raportojnë se britaniku (pseudonimi Richard) ka kontaktuar disa herë me prostituta gjatë viteve të fundit të martesës.

Ai përdorte iPhone për të komunikuar me prostitutat, por ishte i kujdesshëm dhe fshinte gjithmonë mesazhet, që gruaja të mos dyshonte apo të gjente ndonjë gjë.

Ajo që ai nuk e dinte, pretendon ai, është se Apple mundëson ndarjen e mesazheve nëpër platformat e saj (iPhone, iPad, iMac), kur përdoruesi hyn në të njëjtën llogari.

Kështu, në një rast, gruaja shikoi llogarinë e familjes në laptop dhe gjeti mesazhe pikante që Richard shkëmbente me punonjëset e seksit, raporton odditycentral.

Pasoi një shkurorëzim dhe gruaja u largua me mbi 6.3 milionë dollarë.

Richard fajëson kompaninë amerikane për gjithçka dhe kërkon dëmshpërblim.

“Nëse thonë se mesazhi është fshirë, ju keni të drejtë të besoni se është. Nëse do të thoshte: ‘Mesazhet janë fshirë në këtë pajisje’ ose ‘Këto mesazhe fshihen vetëm në këtë pajisje’, ky do të ishte një sinjal për mua”, tha ai.

Ai do të kërkojë që Apple ta kompensojë për paratë që i ka paguar ish-gruas dhe ka punësuar një firmë ligjore nga Londra.

Ai po fton gjithashtu përdoruesit e tjerë të Apple që ta kontaktojnë nëse kanë pasur probleme të ngjashme në mënyrë që të paraqesin një padi kolektive. /Telegrafi/