Telegrafi

Burri “hodhi në erë” shtëpinë ku gjendej bashkë me gruan e tij, pas një divorci – kamerat e sigurisë kapin pamjet (Video)

Ky është momenti tronditës kur një shtëpi shpërtheu pasi burri që jetonte atje, i vuri flakën derisa brenda saj gjendeshin ai dhe gruaja e tij, pas një divorci të tyre.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Ian Clowes, 67 vjeç, u nda nga gruaja e tij Elaine, 63, në vitin 2016 dhe e transformuan shtëpinë e tyre në dy banesa.

Siç thuhet tutje, ai jetonte në katin e sipërm të pronës gjysmë të shkëputur, ndërsa Elaine qëndroi në katin e poshtëm, por ishte duke u dëbuar pasi ajo fitoi pronësinë e të gjithë pronës, thanë fqinjët në atë kohë.

Clowes, nga Poole, Dorset, kishte ndezur bombolat e gazit brenda ndërtesës më 22 tetor të vitit të kaluar, duke shkaktuar një shpërthim të madh.

Ian Clowes

Si pasojë, 67-vjeçari u dërgua në spital dhe ish-gruaja e tij pësoi lëndime të lehta.

Gruaja e Clowes, Elaine, 63, është fotografuar një ditë pas shpërthimit në shtëpinë e saj

Kështu, ai sot ka pranuar fajin për zjarrvënien nëpërmjet lidhjes video në një seancë në Gjykatë në Bournemouth dhe tani po përballet me një ndalesë të gjatë pas hekurave.

Shpërthimi u kap nga disa kamera të sigurisë, me pamje që tregonin momentin e tmerrshëm kur çatia u “fluturoi” dhe një re e dendur e tymit të zi rrëmbeu pronën. /Telegrafi/