Telegrafi

Burri godet me shishe në kokë policen në New York

Një video tronditëse është shfaqur gjersa pasqyron momentin kur një person godet ashpër në kokë një police të New Yorkut.

Videoja e re e publikuar prej NYC Scoop në Twitter, tregon policinë me uniformë duke qëndruar në një trotuar në Kingsbridge, Bronx.

Papritur, 45-vjeçari Jose Garcia ecën pas saj dhe e godet me shishe në kokë, raporton nypost.

Ai u arrestua dhe tani po akuzohet për sulm, pengim të administratës qeveritare, rezistencë ndaj arrestimit, kërcënim, mbajtje kriminale të një arme dhe ngacmim, njoftoi policia.

Garcia më parë ishte arrestuar 11 herë, thanë burimet e zbatimit të ligjit.

Policia e plagosur – e cila po kryente inspektime të dyqaneve të duhanit kur u sulmua – u dërgua në spitalin St. Barnabas, ku u trajtua dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndryshe, dyqanet e duhanit kanë nisur të shesin me të madhe marihuanë dhe produkte të tjera.

Shikoni videon KËTU. /Telegrafi/