Site icon Telegrafi

Burri gjen vdekjen pasi dy djem e hodhën në lumë, vetëm për të bërë një video qesharake (Video)

Dy djem të rinj, rreth 20-vjeç janë burgosur për shkak se e kishin shtyrë një burrë, rreth 48 vjeç, duke e hedhur në lumë.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë e veprimit të të rinjve, të cilët deshën ta bëjnë një gjë të tillë vetëm për një video qesharake, burri ka gjetur vdekjen.

Dyshohet se ai ishte shtyrë nga çifti nga një lartësi prej rreth 4 metrash në ujë ku ai vdiq, i paaftë për të notuar drejt shpëtimit.

Policia Kombëtare në Ukrainë ka dënuar fenomenin e tmerrshëm, e realizimit të videove të tilla, vetëm për të marrë klikime në internet. /Telegrafi/

Exit mobile version