Telegrafi

Burri e rrah gruan në Ferizaj, policia i konfiskon pistoletën

Një burrë nga Ferizaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas Policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa Policia më pas ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 5 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/