Burri me dy këmbë më shumë, do t’i nënshtrohet operimit për amputim (Foto, +18)
Kushtrim Gacaferri
Arun Kumar nga Uttar Pradesh i Indisë, ka lindur me dy këmbë më shumë në pjesën e pasme.
Megjithëse gëzon fizik dhe shëndet të plotë, 22-vjeçari ka edhe dy gjymtyrë më shumë, njëra e pazhvilluar dhe tjetra normale por e kthyer në gju, transmeton Telegrafi.
Gjatë tërë jetës, ai e ka pasur të vështirë lëvizjen normale dhe uljen si duhet. Por, ai ka vendosur që të kërkojë ndihmë, duke shfrytëzuar rrjetet sociale.
Për fat të mirë, një ekip i specializuar mjekësh nga Delhi, e kanë ftuar të kontrollohet dhe të operohet falas.
“Më bënë të gjitha fotografitë dhe u pa që këmbët mund të hiqen me lehtësi, pa e shkaktuar ndonjë dëmtim në trup. Të gjitha janë gati, vetëm pritet që të vendoset data”, ka thënë Kumar.
Zyrtarët mjekësorë nga kryeqyteti indian, i kanë kryer të gjitha përgatitje dhe mbetet vetëm caktimi i kohës, kur ai do të kryej amputimin që pritet të jetë i suksesshëm. /Telegrafi/