Telegrafi

Burri djeg gruan me cigare

Gjykata Themelore në Ferizaj të premten ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj S.B, i cili dyshohet që të mërkurën ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Madje, S.B dyshohet edhe se e ka djegur me cigare viktimën M.B në hundë, dorë dhe gjoks.

Viktima deklaroi për Klan Kosova se burri ushtron vazhdimisht dhunë ndaj saj. Andaj edhe të premten djegiet me cigare ia shkaktoi pikërisht pse kjo po e lajmëron atë në polici.

42 vjeçaja kërkon ndihmë nga vullnetmirët që t’i gjejnë një vendbanim, në mënyrë që bashkë me fëmijët e saj të largohet nga ajo shtëpi.