Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:45, në Prishtinë.
Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/