Telegrafi

Burri dhe familja e tij rrahin nusen në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe familjarët e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:00, në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është nën hetime.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe familjarët e tij. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/