Telegrafi

Burri i dehur tenton ta prekë luanin brenda kafazit, e pëson keq (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një burrë i dehur kafshohet nga dorë nga luani, pasi u mundua ta prekë përmes grilave të kafazit.

Videoja shokuese është filmuar në kopshtin zoologjik Rosy Walther në Honduras, ku shihet burri i dehur duke e futur dorën brenda grilave të kafazit, transmeton Telegrafi.

Fillimisht luani injoron burrin, por kur e sheh që ai nuk e kishte ndërmend të largohet i vërsulet burrit që për pak sa nuk e pagoi me jetë.

“Po lëviz drejt tij. A je i çmendur largohu nga aty”, dëgjohet një grua duke e paralajmëruar burrin.

Luanit iu nevojitën pak sekonda që t’ia ngul dhëmbët e mprehtë në dorë, ndërsa në video shihet se si burri dërgohet me urgjencë në spital, kurse dorën e kisha të mbuluar në gjak. /Telegrafi/