Telegrafi

Burri i dehur rrah gruan në Rahovec

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas mesnatës rreth orës 00:25, në Rahovec.

Tutje në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, me 2.17 promil në gjak.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit pasi i është bërë matja ka rezultuar 2.17 promilë alkool në gjak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/