Një person pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 01:30, në Prizren.
Siç thuhet në raport, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/