Tayna u bë e famshme gjatë vitit të kaluar teksa ka sjell disa hite duke përfshirë këngën e parë “Columbiana”.
Gjatë ditës së sotme këngëtarja ka blerë një veturë të re të tipit Mercedes Benz, i cili në treg kushton hiq më pak se 30 mijë euro.
Gjersa ajo po vazhdon të mbajë koncerte anembanë botës, por sot ka marrë një propozim mjaft interesant.
Një burrë që thotë se ka 65 vjet i ka kërkuar një nuse rreth 20-25 vjeçe duke shtuar se është mirë nga gjendja financiare.
“Jam 65 vjeç, dua një nuse të martohem 20 – 25 vjeçe. Jetoj vetëm. Çunat i kam në Amerikë dhe Hollandë. Para kam dhe jam shumë i mirë për seks”, komentoi ai në fotografinë ku reperja tregonte se do mbajë një koncert në Tiranë
.Ky koment i bëri përshtypje Taynës, e cila ia ktheu duke i shkruar, “Zoti të udhëzoftë mixh”.
Ndryshe, Tayna gjatë këtij viti do të sjell edhe këngë të tjera si dhe do mbajë koncerte të ndryshme. /Telegrafi/