Telegrafi

Burrat vishen si femrat, për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas (Foto)

Në Guangzhou të Kinës, disa burra janë veshur si femra dhe janë ngjitur në një maje mali, për të festuar 8 Marsin.

Në këtë formë, ata kanë dashur të solidarizohen me gratë, të cilat ‘përballen me vështirësi të shumta në jetë, ndërsa kanë fustane dhe taka të larta’, transmeton Telegrafi.

Grupi që është pjesë e një organizate për të drejtat e njeriut, kanë sfiduar edhe temperaturat e ulëta, të veshur me rroba të holla.

Në fotografitë e publikuara, ata shihen duke u munduar të mbajnë balancën, meqë kishin veshur taka për herë të parë. /Telegrafi/