Site icon Telegrafi

Burrat dhe fëmijët në Manastir i bëjnë të qajnë gratë me vallëzimin për 8 mars (Video)

Sot është 8 marsi, dita e gruas dhe për këtë të gjithë mendojnë mënyra më kreative për të bërë gratë të lumtura.

Disa burra blejnë lule, e disa blejnë orendi të shtrenjta për gratë e tyre. Por, në një çerdhe në Manastir pesë burra treguan se kujdesi për gruan është më i rëndësishëm.

Aleksandar Todorovski së bashku me katër burra tjerë, të shoqëruar nga fëmijët e tyre kanë lënë përshtypje me një vallëzim me muzikën e Ed Sheeran-Perfect. Video e vallëzimit të tyre së shpejti filloi të shpërndahet dhe të prek ndjenjat e shikuesve.

“Burrat në fillim ishin skeptik por treguan dëshirë të madhe për të mësuar koreografinë dhe të realizojnë befasinë. Këtë e bënë për gratë, nënat dhe për vajzat e tyre. Vallëzimin së bashku e kemi ushtruar për dy javë. Vajzat e tyre, edhe pse ishin 4-5 vjeç patën sukses të mësojnë vallëzimin dhe të ruajnë sekretin për t’ju bërë nënave befasi” tha për deca.mk, Aneta Atanasovska nga çerdhja “Estreja Ovadija Mara”

Ky vallëzim është shembull për burrat dhe video e kësaj befasie është tu përshëndetur. /Telegrafi/

Exit mobile version