Site icon Telegrafi

Burra të uniformuar qëllojnë me pushkë palestinezin me probleme mendore

Një video që e ka siguruar CNN, shfaq një burrë në uniformë ushtarake duke shtënë mbi një palestinez me probleme mendore në afërsi të qytetit Hebron në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Tarek Abu Abed, i njohur për familjarët dhe miqtë si Ghazzawi, ishte rrugës për në shtëpi kur e ndalën tre burra me rroba ushtarake duke i kërkuar letërnjoftimin, ka thënë vëllai i Tarekut, Diaa Abu Abed gjatë një bisede telefonike me CNN.

“Çdokush që e njeh Tarekun mund ta kuptojë menjëherë se ka nevoja të veçanta. Truri i tij funksion sikur i një fëmije”, tha ai.

Kur Tarek u tha burrave se nuk ka letërnjoftim, ka pasur një grindje që kulmoi me të shtëna mbi Tarekun, tha vëllai i tij.

Lexo po ashtu Izraelitët vazhdojnë me sulmet ndaj palestinezëve, gazetari i AP-së thotë se numëroi 34 trupa – ka edhe fëmijë

Diaa ka identifikuar burrat që e ndalën vëllain e tij si ushtarë izraelitë, edhe pse dihet se disa izraelitë të shpërngulur në këtë rajon bartin rroba ushtarak dhe kanë qasje në pushkë ushtarake, forcat e mbrojtëse të Izraelit më vonë kanë konfirmuar për CNN, se ishin ushtarë izraelitë të përfshirë në konflikt me burrin me probleme mendore në afërsi të Hebronit. Ata shtuan se policia ushtarake po heton incidentin.

“Bazuar në informacionet e para, duket se gjatë kontrollit në afërsi të qytetit të Hebronit, palestinezi është qëlluar në këmbë dhe më pas është dërguar për trajtim në spital”, thuhet në kumtesën e IDF-së.

CNN raporton se videoja është filmuar në afërsi të qytetit Sidet Qalqas, në jug të Hebronit. E duket se në video shfaq momenti kur Tarek u thotë se nuk ka letërnjoftim.

Aty shihen tre burrat e uniformuar duke qëndruar pranë burrit të gjunjëzuar, kurse aty ishte edhe një mik i Tarekut që tentonte t’ua shpjegonte se ka probleme mendore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version