Telegrafi

Burra të dehur sulmojnë fizikisht gratë e tyre në disa qytete të Kosovës

(Foto: Family Doctor)

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 raste të dhunës në familje, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë shumica e rasteve kishin ndodhur për shkak se burrat ishin nën ndikimin e alkoolit kur kishin sulmuar dhe ofenduar gratë e tyre.

Në raportin e policisë thuhet se ngjarjet kanë ndodhur në Drenas, Suharekë, Pejë dhe Gjakovë.

Raporti i policisë për rastet e dhunës në familje:

 Gllogoc 02.04.2022 – 19:43. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 Suharekë 02.04.2022 – 20:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurori, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 Pejë 02.04.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 Gjakovë 02.04.2022 – 15:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe kërcënuar ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/