Telegrafi

Burnley e di se Pope do të kalojë te Chelsea

Nick Pope dhe Kepa Arrizabalaga

Chelsea duket se ka filluar të punojë për transferimet e verës, derisa ka disa shënjestra.

Frank Lamapard thuhet se u ka bërë me dije disa lojtarëve se nuk janë në planet e tij, gjersa Kepa Arrizabalaga do të jetë i parë që do largohet.

Portieri spanjoll ka zhgënjyer me formën e tij në këtë edicion, andaj do të largohet nga Stamford Bridge.

Lampard thuhet se dëshiron të transferojë Nick Popen nga Burnley dhe këta të fundit janë në dijeni se ai do të kalojë te The Blues.

Team Talk raporton se portieri anglez është i hapur për një kalim te Chelsea dhe marrëveshja pritet që të mbyllet këto ditë. /Telegrafi/