Telegrafi

Burnley 2-4 Chelsea, notat e lojtarëve – Pulisic, ylli i ndeshjes

Christian Pulisic (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka fituar në udhëtim te Burnley me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligën Premier.

Blutë e Londrës kanë vazhduar formën e mirë duke marr edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe të shtatën në të gjitha garat.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jay Rodriguez (86′) dhe Dwight McNeil (88′) për vendasit, ndërsa Christian Pulisic (21′, 45′, 56′) dhe Willian (58′) për mysafirët.

Lexo po ashtu Chelsea triumfon me lehtësi ndaj Burnley - Pulisic shkëlqen me het-trik

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi amerikan, Pulisic, i cili u vlerësua me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e dobët në këtë takim shkoi për mesfushorin vendas, Jeff Hendrick që u notua me 5.5.

Burnley:

Chelsea:

/Telegrafi/