Chelsea ka fituar në udhëtim te Burnley me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligën Premier.
Blutë e Londrës kanë vazhduar formën e mirë duke marr edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe të shtatën në të gjitha garat.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jay Rodriguez (86′) dhe Dwight McNeil (88′) për vendasit, ndërsa Christian Pulisic (21′, 45′, 56′) dhe Willian (58′) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi amerikan, Pulisic, i cili u vlerësua me notë maksimale 10.
Në anën tjetër, nota më e dobët në këtë takim shkoi për mesfushorin vendas, Jeff Hendrick që u notua me 5.5.
Burnley:
Chelsea:
/Telegrafi/