Telegrafi

Burnley 1-2 Chelsea: Notat e lojtarëve, shkëlqen Moses

during the Premier League match between Burnley and Chelsea at Turf Moor on April 19, 2018 in Burnley, England.

Chelsea ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 34-t të Ligës Premier.

Londinezët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Burnleyt me rezultat minimal prej 2-1.

Tashmë kanë dak edhe vlerësimet e lojtarëve, ku më i miri në fushë ishte në radhët e The Blues.

Lexo po ashtu Chelsea mposht Burnleyn, i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve

Victor Moses, i cili shënoi golin e dytë të skuadrës që rezultoi të jetë edhe i fitores, ishte lojtari më i mirë dhe u vlerësua me notën 8.5.

Sulmuesi i Burnleyt, Wood nuk pati paraqitje të mirë dhe për këtë u vlerësua me notën më të dobët 5.9.

Pas kësaj, Chelsea mbetet në vendin e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 63 pikë ndërsa Burnleyt mbetet në pozitën e shtatë me 52 pikë. /Telegrafi/

Burnley

Chelsea