Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen në udhëtim te Burnley në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.
Qytetarët kanë marrë edhe fitoren e nëntë radhazi në kampionat duke ruajtur pozitën e parë me distancë prej tri pikëve.
Golat në këtë fitore të ekipit të Pep Guardiolas u shënuan nga Gabriel Jesus (3’) dhe Raheem Sterling (38’).
Lojtari me i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, i cili u notua me 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Jay Rodriguez që u vlerësua me notë 6.4.
/Telegrafi/
Notat e lojtarëve: