Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani është duke raportuar në në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Raportimi është duke u bërë pa praninë e medieve, ndërkaq u tha se nëse ka pyetje pas përfundimit të raportimit ata do të prononcohen për medie nëse ka interesim.
Fillimisht u miratua procesdverbali i mbledhjes së kaluar të Komisionit, ndërkaq pastaj filloi raportimi i Ramadanit.
Kryetarja e këtij Komisioni, deputete e PDK-së, Ganimete Musliu tha se nëse do të ketë ndonjë pyetje apo diçka sqarime shtesë ata do të flasin për medie pas raportimit. /Telegrafi/