Site icon Telegrafi

Burim Ramadani e kritikon Albin Kurtin: Ku e gjete ta takosh mikun e Putinit?

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, e ka kritikuar kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ky i fundit u takua në Tiranë me aktorin francez, Gerard Depardieu.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Depardieu është një mikë i Putinit dhe se Kurti nuk do të duhej të takohej me të.

Lexo po ashtu Përfundon takimi disa orësh Kurti-Rama

Postimi i Ramadanit:

“Me Gerard Depardieu? Seriozisht?

Gabim Albin, gabim!
Po ku t’u gjet një mik i Putinit, pavarësisht vlerave artistike që mund të ketë ai?
Sikurse ke thënë para 4 ditësh për nobelistin Handke, “shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë assesi si të pavarur prej vetes, veprës e fjalës së vet”.

Po Depardieun, e gjykove të pavarur prej vetes?”, ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/

Exit mobile version