Site icon Telegrafi

Burim Hoxha me shumë risi për fundvit, flet për projektet e reja që do të vijnë në vitin 2018 (Foto)

Këngëtari i njohur nga Prizreni, Burim Hoxha, së shpejti do të sjellë projektin e tij më të ri muzikor.

“Ah dashni” titullohet kënga e tij më e re, e cila vjen për programet festive, ndërsa për Telegrafin, ai ka rrëfyer ekskluzivisht disa detaje rreth këngës.

“Kënga më e re titullohet ‘Ah Dashni’, teksti, muzika dhe orkestrimi janë bërë nga kompozitori Roy Meta nga Tiran, me të cilin tani kemi arrit një marrëveshje bashkëpunimi afatgjatë ku do të sjellim shumë këngë dhe videoklipe gjatë vitit 2018”, tha Burim Hoxha për Telegrafin.

Në vazhdimin e bisedës, ai tregoi se kënga “Ah dashni” nuk do të jetë e vetmja për vitin që vjen.

“Do të ketë pas kësaj kënge një baladë, dhe pastaj një bashkëpunim nga Roy Records, të cilët do t’i nxjerrim pas xhirimeve të klipeve”, përfundoi këngëtari Hoxha. /Telegrafi/

Exit mobile version