Telegrafi

I burgosuri në Britani të Madhe vdes nga coronavirusi

Një burrë 84-vjeç, është i burgosuri i parë britanik që vdiq pas kontraktimit të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i moshuari ishte i vendosur në burgun Littlehey në Cambdrigeshire të Anglisë, vdiq të dielën, pasi kishte edhe sëmundje ekzistuese.

“Një i burgosur 84-vjeç në ‘HMP Littlehey’ vdiq në spital më 22 mars”, tha një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve.

Që nga e mërkura, 19 të burgosur kishin rezultuar pozitivë me Covid-19 në 10 burgje, ndërsa katër persona të tjerë të stafit u infektuan nga virusi në katër burgjet e Anglisë dhe të Uellsit. Mes tyre raportohet të jenë prekur edhe tre shoqërues të të burgusorëve si dhe personel të shërbimit të kujdestarisë.

Kujtojmë se numri i viktimave nga coronavirusi në Britani të Madhe ka shkuar në 466, ndërsa deri më tani janë infektuar 9,640 persona./Telegrafi/