Shpesh herë Johnny Depp e ka përdorur statusin e tij si personazh i njohur publik për të shprehur shumë probleme politike.
Edhe këtë herë aktori i njohur ka vendosur të përdorë fuqinë e tij për kampanjën e re për të lëshuar nga burgu regjisorin ukrainas Oleg Sentsocv.
Kjo fotografi është bërë pjesë e kampanjës të emëruar me emrin “Të burgosur për art”, e cila është mbështetur edhe nga shumë pjesëtarë të kinematografisë.
Sentsov është dënuar me 20 vite burg për konspiracion të sulmeve terroriste nga Gjykata e ushtrisë së Rusisë. /Telegrafi/