Telegrafi

Burgoset 16-vjeçari që shantazoi me sms të renë në Berat

Foto: Ilustrim

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 16-vjeçarin me iniciale D.K., pasi shantazhoi një bashkëmoshatare duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.

Lexo po ashtu Flasin familjarët e 16-vjeçares që i dha fund jetës pasi kërcënohej me sms nga një 17 vjeçar

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku vajza nga Berati me iniciale A.Ç 16 vjeçe ndërmori një veprim të rëndë për jetën e saj, pasi ka rënë pre e kërcënimeve nga një bashkëmoshatar.

Ajo kërcënohej se do t’i publikonte një video, ndërsa e mitura ka zgjedhur vetëflijimin. /Telegrafi/