Protestuesit dje kanë protestuar në ditën e tyre të 30 dhe kanë performuar një skenar të ri, kundër faljes së Presidentit Ivanov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përveç ngjyrës dhe lyerjes së institucioneve ku në shënjestër ishin Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor dhe Porta Triumfale, protestuesit kishin bërë edhe kukulla të veshura me veshje të burgosurish. Kukullat kishin fytyra të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, shefit të kabinetit të ish kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer dhe ish ministres Gordana Jankulloska./Telegrafi/