Site icon Telegrafi

Burg pa afat për 54-vjeçarin, akuzohet se përdhunoi mbesën e gruas

Resmi Turani, i  arrestuar si autor i kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me një 15-vjeçare që rezulton të jetë mbesa e gruas së tij, është përballur sot me togat e zeza për dhënien e masës së arrestit.

Ai akuzohet për veprën penale  “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

54-vjeçari Resmi Turhani mbërriti në Gjykatën e Beratit rreth orës 11 të ditës së sotme, (29 korrik 2017) ndërkohë që menjëherë pas tij mbërritën në Gjykatë edhe bashkeshortja dhe vajza e tij.

Lexo po ashtu Berat, e mitura përdhunohet nga burri i tezes

Vlerësimi i masës së arrestit që zgjati rreth 1 orë e 15 minuta u krye me dyer të mbyllura,pa praninë e mediave dhe as të familjarëve të të akuzuarit, ndërkohë që nga familja e vajzës që e akuzoi nuk është paraqitur askush.

Pasi u njoh me akuzën dhe dëshmitë e grumbulluara nga organi i prokurorisë së Beratit, trupi gjykues vlerësoi si “të ligjshem” arrestimin e 54-vjeçarit dhe vendosi për të masën e arrestit “Burg pa afat”.

Gruaja e të akuzuarit, Fajre Turani shprehet se, bashkeshorti i saj është i pafajshmëm dhe nuk e ka kryer krimin për të cilin e ka akuzuar mbesa e saj.

Ajo shprehet se, gjithçka është një sajesë dhe se vajzën e ka mësuar dikush të veprojë kështu.

Edhe vajza e të akuzuarit, Alketa Turani shprehet me bindje se babai i saj nuk e ka kryer një veprim të tillë. “E njoh mirë babanë tim dhe e di që është i pafajshëm”, ka thënë ajo.

Foto: Ilustrim

Exit mobile version