Site icon Telegrafi

“Burg, arratisje dhe non-grata, fati i “zi” i tre ish-kryeministrave në një foto me ish-presidentin George Bush

Kjo foto ka shumë domethënie e realizuar në qershor të vitit 2007 në Tiranë gjatë vizitës së presidentit amerikan Bush.

Siç shikohet nga fotoja pranë presidentit janë 3 ish kryeministra Ivo Sanader i Kroacisë, Sali Berisha dhe ai i Maqedonisë, Nikola Gruevski.

Ironia e fatit që I bashkon këta ish kryeministra janë akuzat që rëndojnë mbi ta.  Njëri ndodhet në burg, tjetri në arrati dhe një tjetër është “non grata” në SHBA.

I pari, Ivo Sanader

Gjykata e Lartë e Kroacisë e ka dënuar, ish-kryeministrin dhe ish-kreun e partisë Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) Ivo Sanader me 7 vjet burg.

Sanader akuzohet se kishte krijuar një grup për të kryer aktivitete kriminale që vepronin sipas udhëzimeve të tij. Ivo Sanader shërbeu si kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri në vitin 2009.

I dyti, Nikola Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski, ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

Ai u arratis më 12 nëntor, 2018 për në Budapest të Hungarisë, vetëm dy ditë para afatit kur duhej të paraqitej për ta vuajtur dënimin me burg, nën akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gruevski ka qeverisur Maqedoninë e veriut plot 10 vite nga 2006 deri më 2016, shkruan gazeta shqip.

I treti, Sali Berisha

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në një njoftim në faqen e tij në Twitter më 19 Maj, njoftoi se kishte shpallur “non-grata” ish-kryeministrin dhe ish-presidentin shqiptar Sali Berishën së bashku me familjen e tij.

Sali Berisha ka qeverisur Shqipërinë si president 1992 deri më 1997 ndërsa si kyeministër nga 2005 deri më 2013.

Exit mobile version