Telegrafi

Burdisso: De Rossi i interesuar për kalimin te Boca

Daniele De Rossi (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Daniele De Rossi ka shprehur interesim që të kalojë te Boca Juniors – ka thënë drejtori sportiv i klubit argjentinas, Nicolas Burdisso.

Mesfushori italian i ka dhënë fund qëndrimit te Roma, pasi nuk i është vazhduar kontrata, ashtu që është duke i shqyrtuar opsionet për të ardhmen.

Një prej tyre është mundësia për ta vazhduar karrierën në Amerikën Latine, ndërkohë që ka oferta edhe nga Amerika dhe Azia.

Lamtumira e Daniele De Rossit (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Boca është interesuar për shërbimet e 35-vjeçarit, ndërsa Burdisso, i cili ka luajtur me De Rossin te Roma, ka thënë se italiani është i interesuar për këtë transferim.

Lexo po ashtu Lamtumira emocionuese e kapitenit, De Rossi e veshi për herë të fundit fanellën e Romës

“Situata e Daniele është ndryshe. Ai është një mik dhe flas me të çdo ditë. Ai ka shprehur gatishmëri që të vijë këtu. Kam folur me të deri para disa ditësh, pastaj e kam lënë të qetë, sepse e kishte ndeshjen lamtumirëse”.

“I kam thënë se do të dëshiroja që ta kishim me ne dhe do të flasim sërish bashkë, ka deklaruar Burdisso për Fox Sports. /Telegrafi/