Daniele De Rossi ka shprehur interesim që të kalojë te Boca Juniors – ka thënë drejtori sportiv i klubit argjentinas, Nicolas Burdisso.
Mesfushori italian i ka dhënë fund qëndrimit te Roma, pasi nuk i është vazhduar kontrata, ashtu që është duke i shqyrtuar opsionet për të ardhmen.
Një prej tyre është mundësia për ta vazhduar karrierën në Amerikën Latine, ndërkohë që ka oferta edhe nga Amerika dhe Azia.
Boca është interesuar për shërbimet e 35-vjeçarit, ndërsa Burdisso, i cili ka luajtur me De Rossin te Roma, ka thënë se italiani është i interesuar për këtë transferim.
“Situata e Daniele është ndryshe. Ai është një mik dhe flas me të çdo ditë. Ai ka shprehur gatishmëri që të vijë këtu. Kam folur me të deri para disa ditësh, pastaj e kam lënë të qetë, sepse e kishte ndeshjen lamtumirëse”.
“I kam thënë se do të dëshiroja që ta kishim me ne dhe do të flasim sërish bashkë, ka deklaruar Burdisso për Fox Sports. /Telegrafi/