Telegrafi

Buraku & Grupi Fama tashmë nën menaxhimin e Rinor Hykollit

Burak Vehapi (Foto: Instagram)

Burak Vehapi së bashku me grupin Fama janë ndër më të kërkuarit në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore.

Ata tanimë ka disa vite që janë pjesë e estradës shqiptare, ndonëse kanë sjell projekte mjaft të suksesshme.

Telegrafi ka mësuar se artisti shqiptar së bashku me ekipin e tij kanë kaluar nën menaxhimin e Rinor Hykollit, përkatësisht në Friends Entertainment.

Siç mësohet në këtë përfshihen angazhimet rreth koncerteve e mbrëmjeve, por jo edhe dasmave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të njëjtit edhe në vitin që lamë pas kanë qenë shumë të përfshirë e mjaft prezent në raste të veçanta.

Në Friends Entertainment krahas tyre bën pjesë edhe Tayna dhe producenti Cricket. /Telegrafi/