Telegrafi

Buraku & Grupi Fama publikojnë këngën e re “Gjynah”

Burak Vehapi sjell këngën e re "Gjynah" (Foto: YouTube)

Buraku & Grupi Fama kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Gjynah” mban titullin kënga e zhanrit baladë që ka një tematikë e klip shumë të veçantë.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa këngëtari mori vëmendje me paraqitjen në videoklip.

Burak Vehapi sjell këngën e re (Foto: YouTube)

Teksti dhe muzika u realizua nga Valon Biba, kurse për orkestrimin është përkujdesur Wirusi.

Videoja ndërkohë i është besuar ‘RedBird Film’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngën tashmë mund ta gjeni të plotë në kanalin YouTube, ndonëse reagimet e para të publikut ishin mjaft pozitive.

 

Buraku ndryshe prej më shumë se një vit ka qenë më i tërhequr nga mbrëmjet dhe ahengjet muzikore për shkak të situatës së krijuar me coronavirus. /Telegrafi/