Buraku & Grupi Fama kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Gjynah” mban titullin kënga e zhanrit baladë që ka një tematikë e klip shumë të veçantë.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa këngëtari mori vëmendje me paraqitjen në videoklip.
Teksti dhe muzika u realizua nga Valon Biba, kurse për orkestrimin është përkujdesur Wirusi.
Videoja ndërkohë i është besuar ‘RedBird Film’.
Këngën tashmë mund ta gjeni të plotë në kanalin YouTube, ndonëse reagimet e para të publikut ishin mjaft pozitive.
Buraku ndryshe prej më shumë se një vit ka qenë më i tërhequr nga mbrëmjet dhe ahengjet muzikore për shkak të situatës së krijuar me coronavirus. /Telegrafi/