Këngëtari i njohur shqiptar, Burak Vehapi së bashku me grupin Fama kanë sjell këngën e tyre të re.
“Babë u bana” titullohet ky projekt, i cili vjen i kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga Donjeta Morina, kurse për producimin u kujdes Bini Diez.
Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni, Dream Films.
Kjo këngë e Burakut tashmë përveç YouTube u lansua edhe në platformat e tjera muzikore.
I njëjti gëzon fansa të shumtë dhe pëlqehet në masë të madhe nga publiku.
Ai është mjaft aktiv dhe i angazhuar edhe me ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/