Buraku dhe Grupi Fama kanë vendosur të publikojnë këngën e tyre të re për Shën Valentin.
Në atë që njihet si dita e të dashuruarve, ata sollën këngën e tyre më të re me titull “Gëzuar për ty”.
Kënga është një baladë dedikuar dashurisë, muzikën dhe tekstin e së cilës i ka realizuar Kreshnik Avdiu.
Ndërkohë, për orkestrimin është kujdesur Ardian Kastrati.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtate mjaft mirë tematikës që kënga trajton.
Klipi i është besuar produksionit Vello dhe fotografit Norik Uka. /Telegrafi/