Buraku dhe Grupi Fama kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.
“Për ty”, titullohet kënga e tyre e re, e cila është punuar nga EF Production.
Kënga është ritmike, gjersa orkestrimi është realizuar nga Ardian Kastrati.
“Për ty” është realizuar edhe me klip, i cili është punuar nga produksioni ASHA.
Pjesë e klipit është edhe modelja Arta Elezaj, e njohur për rolin e ‘Xhakartës’ në hit serialin “O Sa Mirë”.
Pritshmëritë për këngën kanë qenë të mira, dhe këtë e kanë treguar edhe fansat përmes komenteve në rrjetet sociale. /Telegrafi/