Telegrafi

Buraku dhe Grupi Fama paralajmërojnë projektin e ri

Buraku dhe Grupi Fama kanë paralajmëruar projektin e ri të tyre.

“Vret” titullohet kënga e re e këngëtarëve të njohur të skenës.

Grupi i muzikës pop folk dhe vokalisti Burak Vehapi janë prej më të kërkuarve.

Videoklipi po xhirohet nga ASHA nën regjinë e Alban Zogianit.

Buraku konsiderohet një prej zërave më potent të skenës shqiptare.

Ndër këngët e tyre të njohura është edhe “Martesa pa Dashni” dhe balada tjera.

/Telegrafi/