Site icon Telegrafi

Bunucci – Manchester City po bëhet serioze

Leonardo Bonucci është ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë, por edhe ai e ka një çmim dhe këtë e di mirë Manchester City që tashëm është i gatshëm të paguajë.

Pep Guardiola kërkon një lider në mbrojtje dhe italiani është lojtari perfekt, ndaj klubi anglez do të tentojë deri në fund të verës ta rrëmbejë mbrojtësin.

Në Angli raportojnë se City është gati t’i japë Juventusit të paktën 50 milionë euro, shifër që ndoshta do të rritet nëse Juventusi refuzon, por ndërkohë Bonucci po mendohet.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Agjenti i tij në dy ditët e fundit është në Mançester dhe po bisedon me drejtuesit e Cityt, ndaj tashmë loja po bëhet serioze dhe nëse paga e Bonuccit te Juventusi është sa gjysma e asaj që ofron City, atëherë në Itali duhet të bëhen gati për të gjetur pasuesin.

Jo rastësisht, prej ditësh Juventusi përflitet se do të blejë Mehdi Benatian nga Bayern Munich.

Exit mobile version