Në dalje të fshatit Nova Breznica ku edhe fillonte rruga për tek rezervuari i ARM-së “Jasen”, ishin vendosur sinjalizuesit për qarkullim të kufizuar. Rrugës për tek rezervari vëreheshin edhe maune me mallra. Aktualizimi i këtij rezervari erdhi pas storjes speciale në javoren “Fokus” me titull: Ivanov nga “Jaseni” do të komandoj arrestimin e “puçistëve”.
“100 metra më lart ndodhet rezervari Jasen. Forcat ushtarake nuk na lejuan të incizojmë objektin, duke kërkuar kështu leje të posaçme nga ministria e Mbrojtjes”.
Sipas javores “Fokus” në “Jasen” ndodhet një bunker i ish armatës jugosllave në të cilin Ivanov për përgatit terrenin për t’u strehuar, pasi që me formimin e shumicës së re nuk përjashtohet mundësia që presidenti të shpall gjendje lufte nën pretekstin e Puçit shtetëror.
Lidhur me këto pretendime të javores “Fokus” nuk kanë reaguar nga kabineti i presidentit Ivanov. Nga partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit thonë se lideri i LSDM-së Zoran Zaev duke pasur frikë nga përgjegjësia për krimet e tij, porositë lajme të rrejshme në mediat të cilat i ka nën kontroll. Ndërkohë nga LSDM thonë se shumica e re nuk do të lejojë një veprim të tillë të presidentit Ivanov dhe Gruevskit, njofton Alsat-M.
Një burim i ARM-së, për “Fokus” ka bërë të ditur se para festës së pashkëve në këtë zonë ka qëndruar një delegacion ushtarakësh i përzgjedhur nga kreu i VMRO-së me mision për përgatitjen e objektit për vendosjen e udhëheqësve më të lartë shtetëror dhe partiak, para se gjithash të Ivanovit, Gruevski dhe familjeve të tyre në rast të shpalljes së gjendjes së luftës. Oficerë të lartë kanë bërë të ditur se bunkerët që janë edhe kundër helmeve kimike mund të strehojnë rreth 100 persona, ndërsa brenda tij ka edhe hapësira për ruajtjen e rezervave ushqimore dhe nevojave tjera.
Sipas “Fokus” plani i Ivanov ka për bazë “Puçin” në Turqi. Plani i familjes Gruevski është që në valën e parë të arrestoj 30-40 puçist, në mesin e të cilëve edhe krerët më të lartë të opozitës e më pas edhe 300 apo 400 persona të tjerë bashkëpunëtor të opozitës, të sektorit civil, afarist e personalitet tjera publike. Gjithashtu parashihet kontrolli i plotë i raportimit të mediave si dhe mbyllja e të gjitha rrjeteve sociale.
https://www.youtube.com/watch?v=yFz-fy730Nk